Asgjësohen 875 bimë kanabis në zonat malore të Krujës

Asgjësohen 875 bimë kanabis në zonat malore të Krujës

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, faza e 28-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”. Gjatë kësaj faze u asgjësuan nëpërmjet djegies 875 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në terren malor, në fshatin Cudhi Kamp, të Krujës. Më parë, si rezultat i fazave të tjera të këtij operacioni, janë asgjësuar 14 965 bimë narkotike kanabis. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar kontrollet në zonat malore të Krujës, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Nga këto kontrolle, gjatë fazës së 28-të të megaoperacionit “Territor i pastër”, në fshatin Cudhi Kamp, në Krujë, u gjetën të kultivuara 875 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Strukturat hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy