Tentoi të përdhunonte të miturën, dënohet me 6 vjet burg 48-vjeçari në Berat

Tentoi të përdhunonte të miturën, dënohet me 6 vjet burg 48-vjeçari në Berat

Gjykata e Beratit ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg shtetastin Sokol Kapinova, i akuzuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur, e mbetur në tentativë”. Në lidhje me këtë ngjarje, prokurori Dritan Gripshi kërkoi që 48-vjeçari të dënohej me 9-vite burg.

Sipas prokurorit akuza në ngarkim të 48-vjeçarit Kapinova provohet nga aktet e ekspertimit si dhe nga provat shkencore dhe ato me dëshmitarë. Mësohet se gjatë të gjitha seancave gjyqësore ku i pandehuri ka qenë i pranishëm, ka mohuar akuzën dhe nuk ka shprehur pendesë.

Trupi i gjykues i përbërë nga gjyqtarët Durim Hasa, Matilda Llangozi dhe kryesuesja Entela Gjoni, pasi kanë dëgjuar pretendimet e palëve, e kanë shpallur Kapinovën fajtor dhe e kanë dënuar përfundimisht me 6 vite e 9-muaj burgim, të cilat do t’i kryejë në burgjet e sigurisë së zakonshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 18 Qershor 2020 në lagjen “Barrikadë” të qytetit të Beratit. E mitura 5 vjeçe, u ngacmua seksualisht nga fqinji i saj, 48-vjeçari Sokol Kapinova, i cili rezultoi të ishte i njohur nga banorët e lagjes si përdorues i rregullt i alkoolit. Edhe pse policia e Beratit nuk dha pas ngjarjes së rëndë asnjë informacion në lidhje me dinamikën e saj, nga burime u mësua se 48-vjeçari e kishte gënjyer vajzën 5-vjeçe së bashku me motrën e saj 7-vjeçe me ëmbëlsira dhe kumbulla, duke i futur të dyja brenda në banesën e tij.

Më pas, ai futi në njërën nga dhomat 5-vjeçaren dhe e ngacmoi atë seksualisht. Por kur e mitura filloi të qajë ai i la të dalin jashtë, pa menduar se motrat do t’u tregonin prindërve atë çfarë kishte ndodhur në banesën e tij. Nga vizita mjekësore që u krye nga mjekët specialistë rezultoi se 5-vjeçarja kishte shenja të ngacmimit seksual.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy