Sherr për motive të dobëta, i riu nga Kruja plagos me thikë babë e bir

Sherr për motive të dobëta, i riu nga Kruja plagos me thikë babë e bir

Dy persona kanë mbetur të plagosur pasi janë sulmuar me thikë ditën e djeshme nga një 21-vjeçar. Ngjarja ndodhi në orën 18:00, në fshatin Zezë të Krujës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet B. Sh., 21 vjeç, banues në Arrameras, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit me inicialet B. V., 59 vjeç dhe D. V., 34 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, (baba e bir).

Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, ku raportohet se ndodhen nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës Krujë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy