
Anija “Moliva” do të ankorohet nesër në portin e Durrësit.
Autoritetet përkatëse kanë njoftuar se hyrja e anijes në port do të kryhet rreth orës 07:00 të mëngjesit në kalatën numër 6 në Terminalin e Kontejnerëve dhe më pas do të bëhet shkarkimi i kontejnerëve.
Nga burime mësohet se 102 kontejnerët me mbetje të dyshuara të rrezikshme do të spostohen drejt Porto Romanos.
Vendimi është marr pas gjetjes së vendit për evadimin e tyre, që do të administrohet nga organet ligjzbatuese dhe Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara
“Moliva” mbart në bord 102 kontejnerë të cilët dyshohet se në përmbajte të tyre kanë mbetje toksike, do të shkarkohen ditën e nesërme në një ambient të sigurte, larg qendrave të banimit të cilat do të ruhen nën kushtet e sigurisë maksimale.



