Vidhte pajisje elektrike dhe më pas i shiste, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë

Vidhte pajisje elektrike dhe më pas i shiste, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar një 29-vjeçar me iniciale A.I pasi dyshohet se ka kryer pesë vjedhje në qytet brenda disa javëve.

29-vjeçari ka vjedhur kryesisht pajisje elektrike.

Po ashtu është proceduar penalisht një 59-vjeçar që dyshohet se i blinte 29-vjeçarit pajisjet e vjedhura.

Njoftimi: Vlorë/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale të përsëritur në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Storm 12”.

Zbardhen dhe dokumentohen 5 raste të vjedhjes, kryesisht të pajisjeve elektrike, në lagjet e qytetit të Vlorës.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari, autori i dyshuar, i cili i vidhte pajisjet për t’i shitur.

Gjithashtu, procedohet në gjendje të lirë 49-vjeçari që dyshohet se i blinte 29-vjeçarit, pajisjet e vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, pas një pune të mirëfilltë hetimore disa javore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Storm 12”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:

- A. I. , 29 vjeç, për veprën penale "Vjedhja".

Nga veprimet hetimore, ky shtetas dyshohet si autor i 5 rasteve të vjedhjes, në qytetin e Vlorës, konkretisht:

1. Më datë 27.12.2023, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike dhe motorë të pajisjeve frigoriferike, në pronësi të shtetasit D. T;

2. Më datë 30.12.2023, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në qendër të qytetit;

3. Më datë 06.01.2024, dyshohet se ka vjedhur aparatin celular të një shtetaseje, në një supermarket;

4. Më datë 11.01.2024, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektrike, në një magazinë;

5.Më datë 14.02.2024, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në lagjen “Pavarësia”.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 49 vjeç, pasi dyshohet se i blinte 29-vjeçarit, sendet e vjedhura, për t’i shitur ato me çmime më të larta.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 29-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy