Fabrika ndot ambientin në Lezhë/ Lleshi: Banorët e kanë të pamundur jetesën aty. Peticioni mblodhi 1700 firma kundër (VIDEO)

Fabrika ndot ambientin në Lezhë/ Lleshi: Banorët e kanë të pamundur jetesën aty. Peticioni mblodhi 1700 firma kundër (VIDEO)

Banorët e Lezhës kanë pesë vite që protestojnë për Fabrikën e përpunimit të mbetjeve shtazore në Lezhë, që sipas tyre, është burim infeksioni dhe sëmundjesh për ta.

Aktivistja Arilda Lleshi, për “MCN live”, numëron faktet dhe ankesat e banorëve të cilët e kanë të pamundur të jetojnë përreth fabrikës, teksa peticioni ka mbledhur 1700 firma për të iniciuar vendimmarrjen e institucione përgjegjëse për mjedisin.

Ne si dy muaj po organizohemi si komunitet për ti dhënë një zgjidhje përfundimtare këtij problemi.

Në qytetin tonë kemi fabrikën Inka me pronar ish-ministrin e Bujqësisë Alban Zusi, aty përpunohen mbetje shtazor dhe në proces nxiten shkarkime atmosferike dhe të lëngshme me erë të rënde për qytetin.

Banorët që jetojnë aty e kanë të pamundur të jetojnë normalisht dhe të dalin në oborret e shtëpisë së tyre sepse këto shkarkime ndodhin gjatë tërë ditës, paradite, natën, duke e kthyer në një zonë të pabanueshme.

Ne kemi mbledhur deri tani përmes një peticioni 1700 firma dhe u jemi drejtuar institucione përgjegjëse të Mjedisit, sot ishin para ministrisë së Mjedisit në Tiranë, drejtori i përgjithshëm i Ministrisë na priti dhe na premtuan se do te mbledhin një komision me përfaqësuese nga Ministria e Bujqësisë, bashkia Lezhë dhe komuniteti dhe nga fabrika që të japin një zgjidhje përfundimtare këtij problemi.

Ajo që krijon më shumë problem në zonë është fabrika e përpunimit të mbetjeve shtazore, ka pesë vite aty, banorët kanë kundërshtuar që në fillim por pa sukses.

Aktivistja Lleshi, thotë se krahas ndotjes, kompania gënjen kur pretendon se ndodhet në një zonë industriale teksa ajo është vetë zonë e banueshme.

Pronari i fabrikës ka gënjyer lidhur me dokumentin i vlerësimit ne mjedis. Kompania pretendon se është e vendosur në zonë industriale dhe se nuk ka banesa afër. Në fakt banesat ajo i ka ngjitur, në rrëzë të fabrikës janë shtëpitë, ajo zonë nuk është industriale por është e banuar.

Kemi bërë analiza në rrugë private dhe nga analizat e shkarkimeve të lëngshme kanë dalur parametrat mbi normat e lejueshme ligjore të ndotjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy