Manastirliu: Mbi 36 mijë pushues vendas e të huaj morën shërbim shëndetësor në 30 qendrat verore

Manastirliu: Mbi 36 mijë pushues vendas e të huaj morën shërbim shëndetësor në 30 qendrat verore

Mbi 36 mijë pushues vendas dhe të huaj kanë marrë shërbime cilësore, nga personel i kualifikuar, në qendrat shëndetësore verore të hapura përgjatë vijës bregdetare dhe zonave të turizmit malor gjatë këtij sezoni, ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Manastirliu theksoi se 96 % e pushuesve që kanë marrë shërbimet në këto qendra, nuk janë transferuar drejt spitaleve, pasi kanë marrë shërbimin e duhur dhe të kualifikuar në qendrën shëndetësore, pranë vendpushimit.

36,592 pushues vendas dhe të huaj kanë marrë shërbime cilësore, nga personel i kualifikuar, në 30 qendrat shëndetësore verore të hapura përgjatë vijës bregdetare dhe zonave të turizmit malor gjatë këtij sezoni.

96 % e pushuesve që kanë marrë shërbimet në këto qendra, nuk janë transferuar drejt spitaleve, pasi kanë marrë shërbimin e duhur dhe të kualifikuar në qendrën shëndetësore, pranë vendpushimit.

Në pjesën më të madhe të plazheve në vend janë 30 qendra shëndetësore verore që ofrojnë shërbime, vizita, konsulta, mjekime, me përforcim të personelit shëndetësor për të menaxhuar rastet urgjente.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy