Mbyllja e Tik-Tok/ Voskopi: Qytetarët do gjejnë mënyra të tjera për ta aksesuar, duhen masa për ta kontrolluar (VIDEO)

Mbyllja e Tik-Tok/ Voskopi: Qytetarët do gjejnë mënyra të tjera për ta aksesuar, duhen masa për ta kontrolluar (VIDEO)

Kryeministri Rama deklaroi se do të mbyllet Tik- Tok për një vit në Shqipëri. Pas këtij vendimi reagoi dhe kompania e cila kërkoi sqarim urgjent nga qeveria shqiptare.

Lidhur me këtë inxhinieria elektronike Kejsi Voskopi në MCN Live u shpreh se pjesa më e amdhe e përdoruesve të këtij rrjeti social janë të rinjtë dhe duke qenë se ata kanë më shumë informacion do të gjejnë mënyra të tjera për ta aksesuar atë.

Drupal Ad

Ajo tha se me rëndësi nuk është mbyllja e tiktok, por duhen bërë algoritmet e duhura për ta pasur në kontroll.

Pjesa më e madhe e përdoruesve në rrjetin social TikTok i përkasin një grupmoshe të re dhe duke qenë të tillë kanë më shumë qasje ndaj metodave dhe madje kanë krijuar varësi kështu që do gjejnë mënyra për ti përdorur në mënyrën jo të ligjshme. E thënë kështu mund të na kthehet dhe më shumë në problem sepse do vijojë të jetë prezentë në mënyrë ilegale.

Prandaj them se kjo mund të na kthehet në problem më të madh se sa është. Po të mendosh në qasje të parë se do mbyllet tiktok mund të mendosh që ndoshta do reduktohet disi si problem, por po të shohësh anën tjetër se ata mund ta përdorin fshehtas në mënyrë të pakontrolluar kjo do bëhet një problem dhe më i madh.

Është e nevojshme të bëhen algoritmet e duhura që të shkojmë drejt marrjes së masave për kontroll, sepse ja u mbyll tiktok, por kemi shumë rrjete të tjera sociale që mund të përdoren.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy