35 ambulanca të reja/ Rama: Imagjinoni sikur pandemia ta kishte gjetur Shqipërinë me LSI

35 ambulanca të reja/ Rama: Imagjinoni sikur pandemia ta kishte gjetur Shqipërinë me LSI

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në prezentimin e 36 autoambulanca të reja për Urgjencën Shëndetësore, të cilat mes tjerash do të jenë në luftën antiCovid.

 “Gjithë ajo lemeri dhe rrënimi i çerekshekulli tashmë është pas krahëve. Me gjithë këtë digjitalizim, mbetet vetëm për të mbajtur nivelin dhe për të vazhduar me intensitet. Në momentin kur të kalojë flama e covid-it, do të jetë situata më e qetë. Do jetë më e stabilizuar situata dhe do të rritet shpejtësia e shërbimit. Me 36 autoambulancat e reja moderne, përmbyllet programi i transformimit të flotës sonë të Urgjencës Shëndetësore, nga një inventar karakatinash me 4 rrota në një fuqi të motorizuar e të pajisur me standardet më të mira europiane. Imagjinoni vetëm sikur pandemia ta kishte gjetur Shqipërinë me katërrrotakët e katërshes së sotme opozitare dhe sidomos me LSI në drejtimin e shëndetësisë, se çfarë hataje kombëtare do të kishte qenë”, thotë Rama.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se flota e re e ambulancave është një investim i qeverisë shqiptare, në kuadër të investimeve për përballimin e pandemisë. Ajo ka bërë me dije se me këtë flotë të re është dyfishuar edhe numri i shërbimit të Urgjencave.

"Janë të mirëpajisura me të gjitha pajisjet shpëtuese, investim i qeverisë shqiptare në kuadër të fondeve të qeverisë shqiptarë në kuadër të investimeve për pandeminë.  Objektivi ynë për t'iu përgjigjur thirrjeve në kohë është realizuar. Ekipi i Urgjencës është dyfishuar se me rritjen e numrit të ambulancës kërkohej edhe një numër më i madh i stafit dhe tashmë ato janë dyfishuar", tha Manastirliu.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Brataj tha se “te këto autoambulanca janë 4400 litra oksigjen, ndërsa janë të pajisura me setin e trajtimit të pjesës kardiake, setin e traumës etj”. “Është një minispital që shkon te pacienti. Gjithë ky investim e justifikon më së miri trajtimin e pacientit në banesë”.

Ai theksoi se shpejtësia e arritjes te pacienti nga urgjenca është në një mesatare prej rreth 13.5 minutash. “Bëhet fjalë për urgjenca të arrestit kardiak, traumën, lindjet dhe është e njëjta me Europën dhe botën. Nuk ka asnjë ndryshim si kohë mbërritje tek pacienti”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy