Si u vra Armend Xhika në Britani, prokuroria jep detaje të reja

Si u vra Armend Xhika në Britani, prokuroria jep detaje të reja

Vrasja e shqiptarit Armend Xhika në Britani të Madhe ka nisur të shqyrtohet në gjykatën e Kurorës në Sheffield. Ngjarja ndodhi në vitin 2021, ndërsa të pandehur janë marrë shtetasit Mentor Selmani, 28 vjeç, Marsid Senia, 25 vjeç dhe Mardov Dushku. Ata janë arrestuar në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa pretendojnë se janë të pafajshëm.

Samuel Green, prokurori i cili po heton këtë ngjarje ka bërë publike disa detaje të reja rreth krimit, që sipas tij mund të ishte kthyer në një tragjedi akoma më të madhe. Prokuroria thotë se tre personat e vënë nën akuzë në bashkëpunim me dy të tjerë që kanë bërë roje pranë vendit të ngjarjes, kanë qenë duke shkaktuar edhe vdekjen e disa shqiptarëve të tjerë. Gjithçka duket se ka nisur pas një aksidenti rrugor ku janë përplasur dy makina. Në këtë ngjarje janë përfshirë dy grupe shqiptarësh.

22-vjeçari Armend Xhika vdiq pasi u plagos me thikë në ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e 13 Majit 2021. Një prej shokëve që e shoqëronin 22-vjeçarin është përpjekur që ta shpëtojë të riun dhe e ka dërguar në spital, por fatkeqësisht Xhika nuk ia doli dot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy