Sekuestrohen 93 steka cigare pa pullë fiskale në Muriqan, ndalohet italiani

Sekuestrohen 93 steka cigare pa pullë fiskale në Muriqan, ndalohet italiani

Strukturat doganore të Degës Doganore Shkodër, bllokuan në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit gjatë një kontrolli të një autobusi, i cili po udhëtonte nga Kosova me destinacion Gjermaninë janë konstatuar 93 steka cigare pa pullë.

Nga kontrolli i përbashkët mes Doganës dhe Policisë është bërë i mundur ndalimi i shtetasit italian me inicialet K.M. i cili dispononte këtë sasi cigaresh.

Personi në fjalë është ndaluar nga ana e forcave të policisë i cili do të merret në pyetje nga strukturat e Krimit Ekonomik të Drejtorisë së Policisë, Shkodër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy