Një vajzë 21-vjeçare ka tentuar të vetëvritet pas një debati me babain e saj në shtëpinë e tyre në Maliq.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë së dielës në fshatin Pocestë, në Maliq të Korçës.
Gjatë mesditës së djeshme, në banesë, ka tentuar të vetëvritet duke prerë damarët e duarve, 21-vjeçarja R.L., e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se gjithçka ka ndodhur pasi kishte bërë fjalë me të atin, i cili kundërshtonte një lidhje dashurie që ajo kishte krijuar prej disa kohësh.
Në gjendje të rënduar psikologjike pasi ishte prekur nga fjalët e të atit dhe e vënë përballë zgjedhjes “ose familjen ose atë”, e reja ka ndërmarrë aktin tragjik.
21-vjeçarja është gjetur nga familjarët e larë në gjak, të cilët në sajë të ndërhyrjes së shpejtë dhe dërgimit në spital ka mundur të shpëtohet në kohë.



