“Kërkoj të mos jem unë gomari”, ish-drejtori i Ministrisë së Shëndetësisë mbrohet në gjykatë

“Kërkoj të mos jem unë gomari”, ish-drejtori i Ministrisë së Shëndetësisë mbrohet në gjykatë

Pas shpalljes së pretencës nga SPAK për dosjen “Sterilizimi” ka nisur mbrojtja e të pandehurve, të cilëve iu pranua gjykimi i shkurtuar duke veçuar çështjen nga ish-ministri Ilir Beqaj.

 

Gjatë fjalës së tij, Saimir Kadiu, ish-drejtor ekonomik i Ministrisë së Shëndetësisë kërkoi të shpallet i pafajshëm duke deklaruar se nuk ka lidhje me asnjë shpërdorim detyre që pretendon SPAK. 

 

Për këtë, ai i kërkoi gjykatës të tregojë dhe një anekdotë.

 

Lexova një anekdotë para ca ditësh. Mori flakë pylli dhe u mblodhën gjithë kafshët. Thanë po na dënon Zoti se kemi bërë shumë mëkate. Luani tha unë p.sh. kam ngrënë shumë prej jush, ujku e dhelpra po ashtu, pastaj i erdhi radha gomarit dhe tha që pashë një lëndinë me bar të gjelbër dhe vajta e hëngra. Të gjitha kafshët thanë ky është gabimi më i rëndë dhe dënuan gomarin”.

 

I pyetur nga gjykata pse e tregoi këtë anekdotë, ish-zyrtari u shpreh: “Kërkoj të mos jem unë gomari”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy