Përplasen tre makina në aksin Lezhë-Shkodër

Përplasen tre makina në aksin Lezhë-Shkodër

Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër në afërsi të kryqëzimit të Gjadrit. 

 

Si pasojë e përplasjes, 4 persona kanë mbetur të plagosur, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. 

 

Policia Rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e këtij aksidenti.

 

Njoftimi

 

Rreth orës 18:20, në kryqëzimin e Gjadrit, janë përplasur tre automjete me drejtues shtetasit I. B., P. N., dhe me drejtuesen, shtetasen e huaj N. R.

 

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e shtetasit I. B. (bashkëshortja dhe vajza e mitur, 6 vjeçe), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy