Ju kujtohet Nazimja? Pas burgut, gjeti dashurinë e jetës në Maqedoni

Ju kujtohet Nazimja? Pas burgut, gjeti dashurinë e jetës në Maqedoni

Rreth një vit më parë Nazime Visha la burgun për të vijuar jetën e saj.

Në mars të vitit të shkuar 23-vjeçarja fitoi nga amnistia dhe sapo doli është shprehur se do të nisë menjëherë shkollën. Tashmë, duket se Nazimja ka lënë pas historinë tragjike të jetës së saj dhe fati i buzëqeshi sërish. Bluetooth mëson se Nazimja është martuar para pak kohësh dhe jeton në Maqedoni me bashkëshortin e saj. 

Pas daljes nga burgu ajo nuk u rikthye në familjen e saj, por të gjyshërit në fshatin Kërrabë në Tiranë, vend ku ndodhi edhe ngjarja tragjike e vrasjes së njeriut që ajo tha se e kishte abuzuar seksualisht, që kur ishte e mitur Fiqiri Muçës. 

Kanë qenë fqinjët e të rese ata që kanë konfirmuar martesën e saj në Maqedoni. Burimet thonë se ajo nuk ka bërë dasëm, por ka preferuar të largohet menjëherë nga Shqipëria. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy