SPAK-u fut duart te arka e krimit/ 27 milionë euro të konfiskuara në një vit, miliona në sekuestro

SPAK-u fut duart te arka e krimit/ 27 milionë euro të konfiskuara në një vit, miliona në sekuestro

Përtej gjykimeve dhe dënimeve, SPAK ka mundur që për një vit të heq nga llogaritë e krimit dhe zyrtarëve të korruptuar 27 milion euro asete duke i konfiksuar.

 

Vetëm përgjatë 365 ditëve të 2024, Prokuroria e Posaçme arriti të bindë gjykatën për të konfiksuar asete të krimit në vlerën e 27 milionë euro.

 

Këto asete pas shqyrtimit në të gjitha shkallët e gjyqësorit kalojnë në favor të publikut me pronar shtetin.

 

Ku përfshin, para Cash, para në llogari bankare, automjete, biznese, troje, hotele, apartamente dhe vila luksoze.

 

Shifrën prej 27 milion euro e raportoi si konfiskime, vetë SPAK në raportin e tij të vitit 2024 dorëzuar edhe në parlament.

 

Ndërsa përfshi edhe sekuestrot preventive vlera ekonomike është më e lartë e përkatësisht 

 

“Vlera e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara për vitin 2024, përllogaritet në vlerën afërsisht prej 65,5 milion euro. Këtu përfshihet vlera e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara në kuadër të Ligjit Anti-Mafia, Kodi Penal dhe Akti Normativ (OFL). Nga totali rreth 36,8 milion euro është vlera e aseteve të konfiskuara dhe rreth 28,7 milion euro është vlera e aseteve të sekuestruara. Vlera e pasurive të sekuestruara ka shënuar rritje të ndjeshme në vitin 2024, prej rreth 47%, konkretisht nga 1.9 miliardë lekë në vitin 2023, në vlerën rreth 2.8 miliardë lekë në vitin 2024”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy