Dy aksidente në autostradën Tiranë-Durrës kanë ndodhur sot rreth mesditës. Në to janë përfshirë 7 mjete.
Siç bën të ditur policia, shkak dyshohet të jetë bërë mosruajtja e distancës së sigurisë mes mjeteve gjatë lëvizjes.
Në njërin aksident janë përfshirë 3 mjete dhe tek tjetri 4 mjete. Policia rrugore po heton të dyja rastet.



