Sekuestrohen armë zjarri dhe municion luftarak, në pranga poseduesi

Sekuestrohen armë zjarri dhe municion luftarak, në pranga poseduesi

Një person është arrestuar nga policia e Lezhës pasi është kapur me armë zjarri automatik dhe municion luftarak në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi A. L. mbante armë pa leje në banesë, në fshatin Pllanë, Lezhë, kanë ushtruar kontroll në banesën e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatik me 2 krehëra dhe 132 fishekë luftarak.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: A. L., 21 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, me precedentë të mëparshëm kriminal.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore ky shtetas dyshohet si përkrahës i autorëve të ngjarjes së ndodhur në datën 13.11.2021, në një lokal në Zejmen, Lezhë, ku hynë të armatosur disa persona të maskuar, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga Policia.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit A. L. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy