Kishte mbjellë 1000 rrënjë kanabis, arrestohet një person në Libofshë

Kishte mbjellë 1000 rrënjë kanabis, arrestohet një person në Libofshë

Zbulohet një kodër në të cilën ishin mbjellë 1000 rrënjë kanabis sativa në Libofshë të Fierit, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Si rezultat i kontrolleve të asistuara dhe nga dronët si edhe nga informacionet policore, në vendin e quajtur “Gropa e Mollës”, u gjetën të kultivuar 1000 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis sativa.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për këtë rast u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi A. M., 63 vjeç, banues në fshatin Libofshë.

Aktualisht po punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy