Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në vendin tonë, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake të Policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”.
I plagosur ka mbetur një 25 vjeçar, Xhuliano Muça i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se autori i identifikuar si Altin Koço, me armën e babait ka qëlluar në drejtim të kunatit të tij. Ai është arrestuar menjëherë nga policia e qytetit bregdetar. Nuk dihet ende për arsyet që kanë çuar në këtë akt të rëndë.
"Paraditen e sotme, në spitalin rajonal Vlorë, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Xh. M., 25 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri, si pasojë e një konflikti të çastit. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e dy personave të dyshuar për këtë ngjarje. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njoftoi policia.



