Orikum, dy persona qëllojnë me armë 23-vjeçarin

Orikum, dy persona qëllojnë me armë 23-vjeçarin

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme mbrëmjen e sotme në hyrje të Orikumit ku një i ri ka mbetur i plagosur.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti rreth orës 17:20, teksa i plagosur ka mbetur Denis Brahimi, 23 vjeç.

Shtetasi me iniciale D.B, ishte në rrugë kur është qëlluar nga dy persona të cilët janë larguar me shpejtësi.

23-vjecari është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 
Më datë 12.12.2017, rreth orës 17:20, Salla Operative është njoftuar nga një telefonatë se në hyrje të Orikumit ka të shtëna më armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se :
Në rrugë, pranë një pike karburanti në hyrje të qytetit të Orikumit, dy shtetas janë afruar dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit D.B., 23 vjeç, i cili ndodhej i qëndruar në rrugë.
Shtetasi D.B., është plagosur në këmbë por jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë armë zjarri. Janë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen dhe ndalimin e autorëve, të cilët Policia i ka identifikuar, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditur të dhënat e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy