Vrau motrën dhe e mbajti në banesë, gjykata lë në burg Fabjan Vukaj

Vrau motrën dhe e mbajti në banesë, gjykata lë në burg Fabjan Vukaj

Është lënë në burg nga gjykata e Shkodrës Fabjan Vuka, i cili vrau me armë zjarri motrën e tij, Diana Vukën. Ai mbërriti pak më parë ne Gjykatë, ndërsa seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.

Në hyrje të gjykatës, apo jashtë saj, nuk është parë asnjë familjar i pranishëm. Mësohet se Fabian Vuka nuk ka pranuar të flasë para trupit gjykues, madje nuk ka folur as avokati.

Prokurori Ermir Lelçaj kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin dhe gjyqtarja Irida Kacerja ka pranuar kërkesën e akuzës duke dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Diana Vukaj u gjet e vdekur në shtëpinë e të vëllait dy ditë më parë. Natën e 5 qershorit pas një sherri për mobiljet Fabian Vuka qëlloi me armë zjarri të motrën e dhe e la të vdekur. Viktima kishte pak ditë që ishte kthyer nga Gjermania.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy