Përfundon stërvitja e përbashkët e FA-së dhe FSK-së “Dimali-24”

Përfundon stërvitja e përbashkët e FA-së dhe FSK-së “Dimali-24”

395 trupa nga Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut me 58 mjete dhe një togë nga Forca e Sigurisë së Kosovës zhvilluan në datat 23-26 shtator, stërvitjen e koduar DIMALI-24.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur se në stërvitjen që u mbajt në rajonin Arshi Lengo, Gjirokastër, u testuan kapacitetet operacionale të Forcave të Armatosura të Shqipërisë për zhvendosjen dhe kryerjen e operacioneve luftarake mbrojtëse si dhe ndërveprimi me forcat e tjera.

“Kjo stërvitje, ashtu si edhe stërvitjet e mëparshme shërben edhe për t’iu përgjigjur në kohë nevojave të brendshme, duke siguruar kontribute ushtarake modeste, por dinjitoze për misionet dhe operacionet e drejtuara nga NATO, Bashkimi Evropian, apo OKB”, tha Vengu.

Në ceremoninë e mbylljes së kësaj stërvitjeje mori pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Arben Kingji, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Ilir Xhebexhija, delegacioni i FSK i kryesuar nga shefi i Shtabit të FT të FSK kolonel Valdet Berisha, drejtori i SHPFA gjeneralbrigade, Aleksandër Pando si dhe përfaqësues nga SHPFA dhe komandantët e reparteve vartëse të Forcës Tokësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy