Gjykata e Pogradecit ka vendosur masën e sigurisë “arrest burg” për Fatmir Manellarin, i akuzuar për vrasjen e Safet Hyskollari.
Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur dy muaj më parë në fshatin Gështenjas.
Ndërkohë avokati i të dyshuarit për vrasjen, Albi Hoxhallari i ka kërkuar gjykatës që të vlerësojë arrestimin e 63-vjeçarit dhe masën e sigurisë.
Krimi ndodhi pas një konflikti mes viktimës dhe autorit të dyshuar, lidhur me një pronë që pretendohej nga dy bashkëfshatarët.
65-vjeçari Hyskollari u qëllua me thikë nga Manellari, pas një konflikti mes tyre, lidhur një rrugë që përdorej nga viktima, por mbi të cilën kishte pretendime edhe autori i dyshuar.



