Shijak/ Arsenal armësh dhe kokainë në banesë, arrestohet 59-vjeçari

Shijak/ Arsenal armësh dhe kokainë në banesë, arrestohet 59-vjeçari

Një operacion i koduar “River”, i zhvilluar nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, ka çuar në arrestimin në flagrancë të një 59-vjeçari në Shijak.

 

Arsenal armësh dhe kokainë janë zbuluar në një banesë në Shijak, gjatë një operacioni të policisë që përfundoi me arrestimin e një 59-vjeçari.

 

Në pranga ra shtetasi me iniciale Sh. V., i dyshuar për një sërë veprash penale, përfshirë trafikimin e armëve dhe municionit, mbajtjen pa leje të armëve, prodhimin dhe shitjen e narkotikëve, si dhe posedimin e armëve të ftohta.

 

Sipas burimeve zyrtare, nga hetimet dyshohet se 59-vjeçari i trafikonte armët me qëllim shitjen në zonën e Shijakut.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal të konsiderueshëm, përfshirë: 2 armë zjarri (pistoleta) me krehra dhe fishekë, 3 armë gjahu, municion luftarak të kalibrave të ndryshëm dhe pjesë armësh, 3 palë dylbi (një e përshtatur për armë), 1 dron, 8 armë të ftohta (thika), 24 doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, 1 peshore elektronike dhe 6 telefona celularë.

 

Operacioni u realizua mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, në kuadër të goditjes së veprimtarive kriminale në këtë zonë.

 

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy