I shpallur në kërkim për drogë, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

I shpallur në kërkim për drogë, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 37-vjeçarin me iniciale I.P, i cili ishte i shpallur në kërkim. Uniformat blu bëjnë me dije se ndaj 37-vjeçarit gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi akuzohet për kultivim droge.

Njoftimi i Policisë:

Ndalohet një 37-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:

I. P., 37 vjeç, banues në Tapizë, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, më datë 28.08.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se ka kultivuar lëndë narkotike cannabis sativa në fshatin Bret, Njësia Administrative Cudhi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy