
Rasti i fundit i një efektivi policor i cili është arrestuar për vjedhje në shtetin italian, për ekspertin e sigurisë, Fatjon Softa, tregon më së miri se krimi ka depërtuar në strukturat e policisë.
Në “MCN live”, Softa thotë se uniforma policore po përdoret për të bërë akte kriminale.
E sollët këtë rast, se që nga kriteret, që nga emërtimi, që nga mënyra sesi i përzgjedhim njerëzit, tregon edhe një herë se kush ka depërtuar, dhe çfarë po depërton, dhe për çfarë policie po flasim.
Flasim për një efektiv policie, për një organizate policie që është e përkushtuar , por që nuk përdoret. Gjithë ky kapacitet i madh njerëzor nuk përdoret për të luftuar krimin.
Përkundrazi, shpërdorohet, duke depërtuar persona, të cilët o bëjnë shoqëruesin e krimit, siç qe rasti i personit që shoqëronte personin vip të krimit, ose rasti i Ervis Martinaj, rasti në Vlorë, etj.
Pra, janë kthyer në badigardë, shoqërues, janë kthyer në persona, që nëse ne do hyjmë dhe do përdorim uniformen e policisë, sepse duam ta mbarojnë dhe të përdorim për krimin, duhet të vish në polici.
Të dalësh jashtë nga vendi, duhet të marrësh leje nga ministri i brendshëm, duhet të tregoj motivin ku po shkon, dikush e mbulon atë, s’ka mundësi, mund të dalësh një herë, po jo sa herë, si qenka kjo, hajde në polici bëj të ndershmin, shko në Itali, e vidh.



