Policia e Shkodrës ka shoqëruar 4 persona lidhur me ngjarjen që ndodhi në këtë qytet, ku humbi jetën një punonjës i Komunales dhe mbetën të lënduar dy kolegët e tij.
Në polici janë shoqëruar drejtori i Ujësjellësit, inxhinieri, përgjegjësi teknik si dhe tekniku i repartit, të cilët do të merren në pyetje edhe në bazë të procedurës.
Sakaq, vet mjekët e Urgjencës së Spitalit të Shkodrës bënë me dije se punonjësit e Komunales janë asfiksuar, ndërsa dyshohet se ngjarja ndodhi pas çlirimit të gazit metan gjatë kohës që ata punonin në pusetë.
Ndërkohë policia po heton në lidhje me vdekjen e Klodos Çelikut, 35 vjeç dhe plagosjen e Gjon Gjonit, 58 vjeç dhe Maliq Seljas, 24 vjeç. / BW /



