Vidhnin monopatina në Tiranë/ Arrestohet 20-vjeçari, në procedim të lirë bashkëpunëtori

Vidhnin monopatina në Tiranë/ Arrestohet 20-vjeçari, në procedim të lirë bashkëpunëtori

Komisariati i Policisë Nr. 1, ka njoftuar finalizimin e operacionit policor të koduar “Stop”, për zbardhjen e 7 rasteve të përsëritura të vjedhjes së monopatinave.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi E. G., 20 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një të mitur 16-vjeçar.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë 2 muajve të fundit, kanë vjedhur 7 monopatina, në zona të ndryshme të Tiranës.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 monopatina të dyshuara të vjedhura. 

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy