Kryegjyshata Botërore Bektashiane i dhuron Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë 1000 maska dhe 1000 litra dezinfektant.
Drejtuesi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Edmond Brahimaj,i dorëzoi donacionin drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë, Tiranë Rebani Jaupi.
Ai ka vlerësuar e bekuar punën e përkushtimin e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët përballen çdo ditë, me një armik të padukshëm, por shumë të rrezikshëm.
Drejtor Jaupi falënderoi kreun e Kryegjyshatës për donacionin, pasi këto materiale janë shumë të nevojshme gjatë punës së përditshme të punonjësve të Policisë, në këtë situatë të vështirë.
Gjithashtu, Jaupi shfrytëzoi rastin të falënderojë qytetarët që në masën më të madhe kanë respekt rregullat dhe ka apeluar edhe njëherë për të dëgjuar fjalën e mjekëve për të qëndruar në banesë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.



