
Policia Kufitare e Rinasit ka njoftuar së në kuadër të operacionit policor të koduar "Last guide", ka ndaluar tre shtetas turq, të cilët tentuar të kalonin kufirin, me dokumente të falsifikuara.
Sipas policisë, për njërin prej tyre disponohej informacion se kishte ndihmuar shtetas të huaj, për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit I. C., 34 vjeç, R. B., 19 vjeç dhe H. A., 38 vjeç, të tre banues në Turqi.
Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të shkëmbyera me partnerët francezë, se shtetasi H. A. dyshohej se kishte ndihmuar për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, dy shtetas të tjerë, menjëherë kanë kontrolluar dokumentet e tij dhe të shtetasve I. C. dhe R. B.
Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë iu gjetën këtyre shtetasve, dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



