Një mësues i edukimit fizik është dhunuar në një shkollë në Tepelenë. Mësohet se Kleanth Laçi 59 vjeç është dhunuar nga disa persona. Ngjarja ka ndodhur gjate ditës së djeshme në qytetin e Tepelenës kur arsimtari i shkollës 9-vjeçare të qytetit, është dhunuar nga persona ende te paidentifikuar në rrethana ende të pa sqaruara.
Familjarët e arsimtarit tepelenas, kanë njoftuar policinë dhe njëkohësisht e kanë shoqëruar ne Spitalin e Gjirokastrës për ndërhyrje kirurgjikale.
Sipas informacioneve arsimtari është thirrur nga tre persona të cilët kane dashur të sqarojnë një bisedë me të dhe me pas e kanë dhunuar në mënyrë barbare.
Nisi që nga shtëpia. Hipa në makinë pa i njohur si persona por më pëlqyen se më tha profesor njëri dhe më tha do të qeras me një kafe.
Në makinë më çuan në një rrugë jo kryesore, larg shtëpisë time dhe aty pastaj më goditën me grusht. Ishin tre persona, shoferi dhe dy të tjerë.
Targat nuk i mbaj mend por më duket se makina ishte e llojit ‘Audi’. Unë nuk di të kem pasur konflikt me njeri, nuk më thanë gjë, më goditën papritur.
Unë hipa në makinë se më thanë do të qerasim me një kafe. Në momentin e goditjes së parë dola nga makina. Personat ishin të moshave të ndryshme.
Unë u përmenda që në moment, u futa në një vend sa të pastrohesha dhe më pas mora një taksi.



