Bosi turk mbahet peng në Shqipëri, 50 mijë euro shpërblim kush jep informacion për Faruk Fatih Ozer

Bosi turk mbahet peng në Shqipëri, 50 mijë euro shpërblim kush jep informacion për Faruk Fatih Ozer

Çështja e bosit turk të kriptmonedhave, Faruk Fatih Ozer, vijon të qëndrojë në qendër të vëmendjes në mediat turke. Ai dyshohet se mbahet peng nga njerëz të botës së krimit në Shqipëri. Mediat turke shkruajnë se pasi është larguar në drejtim të vendit tonë, ai është ndihmuar nga persona të mafies të cilët mund ta kenë rrëmbyer dhe fshehur 27-vjeçarin.

Policia shqiptare e cila po e kërkon Ozerin bashkë me 4 grupe të efektivëve që kanë mbërritur në vendin tonë nga Turqia nuk ka lokalizuar ende vendndodhjen e të riut ndërsa edhe të arrestuarit për këtë rast, Altjon Canaj dhe çifti që e ka strehuar më herët në Tiranë nuk kanë ndihmuar hetuesit për gjetjen e 27-vjeçarit.

Mediat turke bëjnë të ditur se Policia e Shtetit në Shqipëri ka vënë në dispozicion një dëmshpërblim prej 50 mijë eurosh për çdo person që do të ndihmojë me informacion të vlefshëm për arrestimin e mashtruesit turk në bursën e kriptovalutës.

Uniformat blu po punojnë edhe për kapjen e Edivaldo Haxhiut, i cili është shpallur në kërkim si një nga personat që e ka pritur Faruk Fatih Ozerin në Rinas dhe e ka ndihmuar për tu srehuar në një hotel te zona e 21 Dhjetorit dhe më pas për tu larguar në zona të ndryshme të kryeqytetit për t’i shpëtuar arrestimit.

27-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke, pasi përmes kompanisë së tij Thodex ku kishin investuar rreth 400 mijë persona arriti të merrte 2 miliard dollarë, mashtrimi më i madh në shtetin turk.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy