Një elektriçist është plagosur me thikë në fshatin Kotë të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës rreth orës 19:20 pranë vendit të quajtur “Pularia”.
Policia sqaron se “ngjarja ka ndodhur pas një konflikti fizik, dhe si pasojë ka mbetur i plagosur me mjet prerës shtetasi D.M., rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore.”
Policia ka bërë të mundur shoqërimin e dy shtetasve si autorë të dyshuar.
Po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



