Fidanë me kanabis dhe rreth 4 kg në formë boçeje, arrestohen babë e bir në Krujë

Fidanë me kanabis dhe rreth 4 kg në formë boçeje, arrestohen babë e bir në Krujë

“Kroi i Madh” u kodua një operacion i policisë së Krujës gjatë të cilit u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Në kuadër të operacionit u vunë në pranga babë e bir, H. K., 53 vjeç dhe S. K., 19 vjeç, të dy banues në Krujë.

Shërbimet e policisë, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Kroi i Madh, në dy sipërfaqe toke në afërsi të njëra-tjetrës, kanë gjetur dhe asgjësuar bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, të cilat dyshohet se janë kultivuar nga 53-vjeçari dhe djali i tij.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të dyshuarve, u gjetën fidanë të dyshuar narkotikë, të kultivuar në kubikë, dhe rreth 3.7 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike në formë boçeje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe aparatet celulare të dy shtetasve të arrestuar.

Ndaj të dyshuarve materialet i kaluan Prokurorisë Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy