Plagosi me thikë bashkëmoshatarin pas sherrit, arrestohet 16-vjeçari

Plagosi me thikë bashkëmoshatarin pas sherrit, arrestohet 16-vjeçari

Një i mitur ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e vet.

Ngjarja u regjistrua ditën e djeshme në një lokal te ish-Nisharaku, ku dy të miturit u përfshinë në një sherr, duke bërë që 16-vjeçari me inicialet E.Zh., të merrte thikën dhe të godiste bashkëmoshatarin.

Po ashtu kanë nisur hetimet edhe për dy të mitur të tjerë, një 16 vjeç dhe një 17, të dyshuar si pjesëmarrës në sherr.

I plagosuri është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen arsyet që çuan në konflikt të miturit, ndërsa policia vijon hetimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy