I dënuar nga drejtësia italiane, arrestohet në Tiranë 55-vjeçari

I dënuar nga drejtësia italiane, arrestohet në Tiranë 55-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmjen e kaluar një 55-vjeçar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të dënuar me 11 vite e 10 muaj burg nga Gjykata e Pistoias në Itali.

Mësohet se është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali shtetasi Selman Balla.

Së bashku me tre të tjerë, Balla akuzohet se në vitin 2013 grabitën me dhunë një vilë në qytezën e Burianos në Provincën e Pratos.

Ata grabitën disa mijëra euro, por grabitjen e shoqëruan me dhunë të shfrenuar duke rrahur shërbëtoren rumune dhe duke plagosur me thikë të zotin e shtëpisë Gian Michele Gangale, 36 vjeç.

Pronari i banesës nga goditjet me thikë mbeti i paralizuar.

Selman Balla, pasi arriti të ndërronte masën e sigurisë në arrest shtëpie, u arratis nga Italia teksa në 2014 është dhënë dhe vendimi i drejtësisë për të. Kur u arrestuar Balla mohoi të ishte i përfshirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy