Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Gjermani. Ai është gjetur nga punonjësit e hekurudhës i pajetë në stacionin Gunzenhausen, ndërsa ndodhej i shtrirë dhe me plagë me thikë.
23-vjeçari shqiptar ish-kampion i boksit, kampion i juniorit Frankonian 2015 dhe i Bavarisë së Veriut në peshën e lehtë (deri në 60 kilogramë), u pa si një shpresë e madhe për të rinjtë në Gunzenhausen.
Më 31 dhjetor Liridon B. ishte konfrontuar rreth orës 6 të mëngjesit me shokun Andreas M. (23). Liridoni e goditi atë me thikë, e lëndoi rëndë. Më pas Liridon B. iku, ndërsa Andreas M. shkoi në klinik.
Dy orë e gjysmë pas kësaj përleshje, Liridon B. u gjet pa shenja jete në hekurudhë. Kishte plagë nga një mjet i mprehtë. Çfarë ndodhi është ende e paqartë. Policia e përjashton mundësinë që Andreas M. e ka sulmuar.
Policia është duke hetuar ngjarjen. Zëdhënësi i policisë Michael Petzold tha se: "Sigurisht, ne jemi veçanërisht të interesuar se me kë po udhëtonte dhe ku ishte në periudhën përkatëse."
Sipas rezultateve të autopsisë, Liridon B., i cili ka një dënim të mëparshëm për vepra të lidhura me drogën, dyshohet se mund ti ketë shkaktuar plagët me thikë në gjendje të dehur. Një raport kimiko-toksikologjik tani duhet ta sqarojë këtë.



