
Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij, ndërsa dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:50, në lagjen nr. 5 në Durrës.
Burime policore bëjnë me dije se shtetasi me inicialet A. K., rreth 60 vjeç është gjetur nga familjarët e tij, në banesë, pa shenja jete.
Nuk dihet ende arsyeja që mund ta ketë shtyrë viktimën të ndërmarrë këtë akt fatal për jetën.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



