IKSHPK bën thirrje për mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura: Pandemia nuk ka përfunduar

IKSHPK bën thirrje për mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura: Pandemia nuk ka përfunduar

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë thirrje sot për bartjen e maskës në ambiente të mbyllura, pasi të njëjtit konsiderojnë se pandemia ende nuk ka mbaruar.

Nga IKSHPK-ja është thënë se fillim viti ka shënuar rritje të rasteve të reja me COVID-19, por që “fatmirësisht nuk kanë regjistruar asnjë rast fatal”.

Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia akoma nuk ka mbaruar. Fillim viti ka shënuar rritje të rasteve të reja me COVID, por fatmirësisht nuk kemi te regjistruar asnjë rast fatal.

Në komunikatë për media është theksuar se testimi në IKSHPK është duke vazhduar.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që të vaksinohen”.

Kosova, gjatë javëve të fundit kishte shënuar raste më të larta pozitive me COVID-19, shifrat e të infektuarve shkonin deri në 15.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy