
Një 76 vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij mbrëmjen e djeshme (22 gusht) në fshatin Sukth të Durrësit.
Dyshohet se i moshuari është vetëvrarë me armë gjahu.
“Më datë 22.08.2020, rreth orës 20:20, në fshatin Katund Sukth, është gjetur në banesë, dyshohet i vetëvrarë me armë gjahu shtetasi Gj.N., 76 vjeç”, informon policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.



