
Vazhdon të jetë i lartë numri i vdekjeve ditore, si pasojë e Covid në Kosovë.
Në njoftimin e sotëm, Ministria e Shëndetësisë, raporton për 23 persona të cilët e kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit në Kosovë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 424 raste të reja pozitive me koronavirus nga testimi i 8270 mostrave.
Janë shëruar 1324 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 136.582.
Kursi numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Kosovë ka shkuar në 17.625.



