Zjarr i madh në afërsi të Aeroportit të Prishtinës/ Lëndohen dy persona, digjen 20 makina

Zjarr i madh në afërsi të Aeroportit të Prishtinës/ Lëndohen dy persona, digjen 20 makina

Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmë pas mesnate në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi ka bërë të ditur për mediat në Kosovë se zjarri kishte shpërthyer në pjesën e “Go Karting”, që ndodhet në Sllatinë.

Informata është pranuar rreth orës 01:15 për zjarr në një lokal afarist në rrugën e Aeroportit në Go Karting. Në vendngjarje lokali në fjalë kishte dy pjesë, pjesa e marketit dhe pjesa e garazheve për karting e cila ishte përfshirë e tëra në flakë.

Ai ka shtuar se dy persona kanë pësuar djegie në fytyrë dhe duar gjatë tentimit për ta shuar zjarrin

Ndërkaq zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se nga zjarri janë përfshirë 20 vetura të parkuara, dhe se vetëm një person është lënduar.

Sot rreth orës 01:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në afërsi të Aeroportit të Prishtinës. Nga zjarri janë përfshirë 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi. Në këtë rast  është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Pas lokalizimit të zjarrit, hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse po kryejnë hetimet rreth rastit i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy