
Policia e Durrësit ka shoqëruar këtë të premte djalin e Saimir Taullaut, i njohur si rivali i Aldo Bares. Sipas burimeve nga Policia, mësohet se është shoqëruar shtetasi Sajmojen Taullau dhe djali i xhaxhait të tij, Klajdi Taullau.
Sajmojen Taullau dhe djali i xhaxhait të tij dyshohen për akuzën “Trafikim të lëndëve narkotike”.
Ndërkohë, kujtojmë që Saimir Taullau njihet në vendin toonë si rivali i Aldo Bares, ish-kreu i Bandës së Lushnjës. Taullau është ekstraduar drejt Zvicrës më 30 dhjetor të vitit 2020, aty ku po vuan një dënim me 4 vite burg.
Ndaj tij janë bërë dy atentate, një në tetor të vitit 2017 dhe tjetri në nëntor të 2018, ku e qëlluan me armë pranë biznesit së tij në Lushnje dhe për pasojë mbeti i plagosur në kokë. Ndërsa në vitin 2005 u vra vëllai i tij, Baki Taullau.



