
Ka ndërruar jetë njëri prej dy burrave, që ranë në pusin në Mallakastër. Mësohet se personi që ka ndërruar jetë është shtetasi Besnik Veliaj, 38 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku 38-vjeçari Veliaj dhe Bledar Bregu kishin hyrë për të pastruar pusin, por ishin bllokuar brenda.
Dy banorët e fshatit Lofkënd, janë asfiksuar nga çlirimi i gazit dhe janë bllokuar brenda tij.
Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve të Ballshit ata janë nxjerrë me shenja jete, por fatkeqësisht Veliaj nuk ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



