Qeveria Kurti ndan edhe 15 milionë euro shtesë në luftimin e pandemisë Covid-19

Qeveria Kurti ndan edhe 15 milionë euro shtesë në luftimin e pandemisë Covid-19

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar nismën për Marrëveshjen e Financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19”, që është financim shtesë ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Kjo marrëveshje kap vlerën e 15 milionë eurove.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka paraqitur para kabinetit qeveritar kërkesën për miratim të kësaj marrëveshje, e cila në fund mori përkrahjen e të gjithëve.

“Marrëveshja e financimit shtesë kap vlerën e 15 milionë eurove. Mjetet financiare do të destinohen si vazhdimësi e përgjigjes ndaj pandemisë COVID-19 dhe pikë kyçe do të mbetet forcimi i kapacitetit shëndetësorë.

Marrëveshja milionëshe ka për synim mbështetjen për prokurim dhe distribuim të vaksinave COVID-19”, tha Murati.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy