Emrat/ Shpërthimi pranë një lokali në Lezhë, arrestohet shënjestra, në kërkim autori

Emrat/ Shpërthimi pranë një lokali në Lezhë, arrestohet shënjestra, në kërkim autori

Një person është arrestuar në lidhje me granatën e hedhur para një restoranti në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë. Në pranga ka rënë objektivi, ndërsa autori është ende në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sokol Pepushi, 36 vjeç, banues në Lezhë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin Admir Zogaj, 46 vjeç, banues në Manati, Lezhë.

Ditën e djeshme, rreth orës 13:00, në afërsi të një restoranti në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, shtetasi Admir Zogaj ka hedhur një ndezës granate në drejtim të shtetasit Sokol Pepushi, e cila ka shpërthyer pa shkaktuar dëme në njerëz.

Pas kësaj ngjarjeje, Sokol Pepushi është larguar pa njoftuar Policinë, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit Admir Zogaj.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, në ngarkim të shtetasit Admir Zogaj, si dhe “Moskallëzimi i krimit”, në ngarkim të shtetasit Sokol Pepushit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy