
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e raportuar në fshatin Maskuri të Kavajës, ku një 45-vjeçare është gjetur e djegur në makinë dhe burri i saj i varur në pemë.
Sipas informacioneve të Policisë, mësohet se 48-vjeçari Bilbil Shirja fillimisht dyshohet të ketë djegur të gjallë 45-vjeçaren Fëllënxë Shirja. Pas këtij akti, ai dyshohet të ketë varur veten në një pemë, shumë pranë mjetit të djegur, ku u gjet edhe kufoma e gruas. Dyshohet se shkak për këtë ngjarje të rëndë, të jetë bërë xhelozia mes çiftit.
Orët në vijim, do të njihemi me detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje horror që ka tronditur qytetin e Kavajës, por jo vetëm.



