Tentoi të trafikojë një vajzë si prostitutë në Itali, Krimet e Rënda lënë në burg të dyshuarin

Tentoi të trafikojë një vajzë si prostitutë në Itali, Krimet e Rënda lënë në burg të dyshuarin

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot masën e sigurisë për të ndaluarin në aeroportin e Rinasit, i cili akuzohet për trafik prostitucioni. Krimet e Rënda vendosën “Arrest me burg” për Elton Çarshiun, duke bërë që ky i fundit të mbetet në qeli, derisa të zbardhet plotësisht situata.

Para trupit gjykues, 40-vjeçari ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij, duke pretenduar se nuk ka dashur ta trafikojë vajzën. Ndërsa, gjykata nuk e mori parasysh fjalën e të akuzuarit. Kujtojmë se Çarshiu u arrestua në aeroportin e Rinasit, pas intervistimit që policia kufitare i ka bërë një 30-vjeçareje nga Fieri, ku kanë dyshuar tek argumentat e saj në lidhje me arsyen se pse lëvizte drejt Italisë.

Ndonëse, Çarshiu ka tentuar të largohej , policia kufitare ka bërë të mundur ndalimin e tij. Ndërkaq, në kërkim janë shpallur edhe shtetasit me iniciale A. Ç., R. Xh., dhe K. Q., të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë ngjarje. Policia po punon intesivisht për ndalimin e personave të dyshuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy