Viti 2026 ka nisur me stresin e zakonshëm për drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët në rrugët e vendit të tejngarkuara.
Sot, në aksin kombëtar Tiranë-Elbasan, ka pasur një situatë të vështirë qarkullimi, me radhë kilometrike, trafik të rënduar dhe pritje të gjata.
Mjetet kanë formuar një karvan të gjatë në segmentin e daljes nga Elbasani, te rrethrrotullimi i Bradasheshit, një zonë që gjithmonë ka qenë problematike për shkak të fluksit të lartë të automjeteve.
Shkaqet e kësaj situate janë të shumta, mungesa e infrastrukturës së duhur, pasiviteti i Policisë, festat e fundvitit dhe kthimi i emigrantëve që lëvizin për vizita familjare dhe për punë, duke shkaktuar kështu mbingarkesë në rrugë.



